Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka përfunduar intervistimin nga Prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Pas intervistës së djeshme 8-orëshe, Ahmeti është intervistuar edhe 6 orë të tjera gjatë ditës së sotme.

Raportohet se Ahmeti në Gjykatën Special është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për periudhën e luftës në Kosovë 98/99.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Përfundon dëshmia e Ali Ahmetit në Gjykatën Speciale appeared first on Telegrafi.