Sot është afati i fundit që Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) të konfirmojnë zyrtarisht të gjitha listat e kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë të këshillave komunal dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit të paraqitur nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e qytetarëve për të marrë pjesë në vend zgjedhjet e caktuara për 17 tetor.
KKZ-të i dorëzojnë listat e konfirmuara Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili ka afat deri më 23 shtator për të hedhur shortin për renditjen e tyre në fletëvotime.
Kandidatët për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh të një partie ose koalicioni marrin të njëjtin numër rendor në të gjitha komunat.
Pas shortit, listat e konfirmuara të kandidatëve do të publikohen në faqen e internetit të KSHZ dhe do të shpallen nga bordet zgjedhore./Telegrafi/
The post Përfundon afati për konfirmimin e listave të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë të komunave në Maqedoni appeared first on Telegrafi.