– Me aplikimin e shtresës përfundimtare të asfaltit, këtë fundjavë, ekipet e Qytetit të Shkupit finalizuan fazën e parë të zgjerimit dhe rikonstruimit të bulevardit “Nikolla Karev”, gjegjësisht rrugën e njohur “Rruga e plastikeve”
, me të cilën Shkupi fiton edhe një tjetër rrugë moderne që ka katër korsi, shteg për biçikletë dhe shteg për këmbësorë dhe gjelbërim në mes, kumtuan autoritetet e qytetit.
“Në periudhën e fundit, me rritëm të përforcuar dhe intensivisht si dhe duke punuar natën u rikonstrua ky bulevard i cili është një ndër rrugët më të rëndësishme në Shkup sepse lidh katër komuna – Gazi Babën, Çairin, Qendrën dhe Karposhin. Për këtë arsye ky rikonstruim ka rëndësi të posaçme dhe është e interesit të posaçëm për qytetarët të cilët në numër të madh lëvizin çdo ditë dhe e kalojnë këtë pjesë të frekuentuar të qytetit”, thuhet në kumtesë.
Punët ndërtimore këtë fundjavë janë kryer në drejtimin nga udhëkryqi me rrugën “Samoilova” në afërsi të Ambasadës të SHBA-së, deri te hyrja në kazermën “Ilinden”, ndërsa me rikonstruimin e rrugës nga rrethrotullimi në Bit
Pazar me gjatësi prej 1.440 metra, Shkupi fitoi edhe një zgjidhje të re bulevardi.
“Deri më tani, në rrugë është vendosur kanalizim tërësisht i ri atmosferik, i cili nuk ekzistonte, dhe është kryer rikonstruksion i plotë i instalimeve të tjera nëntokësore. Në vijim është projektimi i fazës së dytë, i cili do të përfshijë aktivitete ndërtimore në shtrirje nga hyrja në kazermën “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “Sllovenia” , si dhe ndërtimin e një kryqëzimi të madh afër rrugës “Tetovska trosharina”, shtohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. /MIA
Përfundoi pjesa e parë e rikonstruimit të “Rrugës së plastikeve”
Share.