Ka përfunduar dita e dytë e debatit në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Seanca për Propozim-buxhetin do të vazhdojë nesër në ora 11:00.

Me Propozim-buxhetin për vitin 2025, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 358,8 miliardë denarëve, ndërsa shpenzimet në nivelin prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të BPV-së së planifikuar, ndërsa parashikohet rritje ekonomike prej 3,7 për qind.

Sipas deputetëve të opozitës, me Propozim-buxhetin nuk do të ketë standard më të mirë jetësor për qytetarët dhe zhvillim ekonomik të shtetit, ndërsa për ata të pushtetit është i zhvilluar dhe do t’i përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve.

Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska theksoi se propozim-buxheti është joreal, as pak i zhvilluar, i kushtueshëm, jo​​nikoqir, parazgjedhor jovizionar, joinventiv dhe buxhet, siç tha ajo, me borxhe të reja dhe një viti të ri të humbur për ekonominë dhe qytetarët. Trençevska theksoi se partia e saj nuk do të votojë për një buxhet të tillë, sepse, siç tha ajo, nuk do të sjellë rritje ekonomike apo standard më të mirë të jetesës për qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një buxhet që parashikon rritje joreale të BPV-së prej 3,7 për qind krahasuar me parashikimet e Bankës Botërore prej 2,5 për qind, Bankës Kombëtare prej 3,3 për qind. Një numër i madh i ekonomistëve ekspertë që vlerësuan propozim-buxhetin dhe projeksionet e Qeverisë tregojnë se pse rritja është joreale. Dhe padyshim që në një projeksion të tillë ndikon edhe fakti që viti 2025 është viti kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore, të cilin me të drejtë e konsiderojmë parazgjedhore. Ne kemi një buxhet që tregon se politika fiskale nuk ka busull. Maqedonia është i vetmi vend në rajon që nuk bën konsolidim fiskal në vitin 2024 dhe nuk planifikon ta bëjë këtë në vitin 2025. Ne kemi një buxhet me të cilin borxhi publik po rritet gjithnjë e më shumë. Ne kemi një buxhet që i plotëson nevojat vetëm 24 ministrave dhe kabineteve të tyre, por jo qytetarëve”, tha ajo.

Trençevska theksoi se Qeveria me këtë Propozim buxhetor shkurton më së shumti për kategorinë e rrezikuar sociale të qytetarëve.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski e akuzoi Trençevskën se gënjen dhe se në Propozim-buxhetin ka 10 miliardë denarë më shumë për paga.

Trençevska në kundërpërgjigje ndaj Stojanovskit theksoi se nëse ajo gënjen, atëherë Qeveria gënjen me këtë buxhet që ua ka dorëzuar deputetëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Diskutimi i komisionit për Propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 nëntori, pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për Propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente, 204 prej të cilave nga LSDM-ja opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.

The post Përfundoi dita e dytë e debatit të Komisionit për Propozim-buxhetin për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.