
Zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile: Qendra për ndryshime klimatike, Mili-eu-kontakt Maqedoni, Eko-ndërgjegjësimi, Shoqata ekologjike e Maqedonisë dhe Shoqata e juristëve të rinj, që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Siç kumtoi MMJPH, Mexhiti në takim i njoftoi shoqatat me planet dhe prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të Qeverisë për periudhën në vijim, si dhe me mënyrat dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit. Para përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të eko-shoqërisë se është i hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe çdo ide e mirë që vjen prej tyre është e mirëseardhur.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Mexhiti tha se shkaqet e ndotjes tashmë dihen dhe se po punohet për zgjidhjen e tyre.
“Po punojmë për ndërtimin e qendrave rajonale të depozitimit të mbetjeve, po diskutojmë me një kompani turke gazifikimin gradual të të gjithë vendit, i cili do të kontribuonte në uljen e ndotjes nga 50 deri në 70 për qind, një projekt me vlerë 1 miliard euro, po ndajmë 250 milionë euro për komunat, shumë prej të cilave janë projekte mjedisore, po punojmë për projektet e zëvendësimit të taksive me vetura elektriek dhe shumë projekte tjera’, tha Mexhiti.
“Nga ana tjetër, përfaqësues të sektorit të shoqërisë civile e shfrytëzuan këtë mundësi për të prezantuar punën e tyre dhe fushat e interesit. Mendimi i përbashkët ndërmjet institucionit dhe organizatave joqeveritare ishte se ka një bashkëpunim të mirë që do të vazhdojë të zhvillohet dhe të përmirësohet”, kumtoi Ministria.
The post Përfaqësuesit e shoqatave ekologjike në takim tek Mexhiti: Shkaqet e ndotjes dihen, po punojmë për zgjidhjen e problematikave appeared first on Telegrafi.