Përfaqësuesit e BFI-së në Strugë i bashkëngjiten fushatës zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Myftiu i Strugës, Salim Sulejmani dhe disa imamë të tjerë të kësaj myftinie, mbështesin fushatën e BDI-së në Strugë. Për këtë ata kanë marrë edhe falënderime nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, gjatë tubimit të mbajtur të BDI-së ditë më parë.

“Këtu është edhe Muftiu i Strugës, faleminderit për prezencën. Faleminderit ministra, zv/kryeministër, këtu është imami i Ladorishtit, i Labënishtës dhe shumë të tjerë”, tha Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

Të pyetur për përfshirjen e muftinive dhe hoxhallarëve nëpër fushata partiake, nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) thonë se BFI është institucion apolitik dhe jopartiak. Sipas BFI-së pjesëmarrja e hoxhallarëve është vendim individual të cilin e kanë marrë pas ftesave nga BDI-ja.

“Sa i përket pjesëmarrjes së disa individëve, kjo është vetëm si rezultat se ata u janë përgjigjur ftesave zyrtare si mysafirë. Të njëjtit do të jenë të gatshëm t’iu përgjigjen edhe ftesave të partive tjera, për ta dëshmuar paanësinë. Për shkak të keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve të mundshme, Bashkësia Fetare Islame, i fton të gjithë zyrtarët e saj për përmbajtje dhe mospjesëmarrje nëpër tubime parazgjedhore”, theksojnë nga BFI.

Advertisement

Përfshirje të hoxhallarëve në politikë ka pasur edhe më herët. Madje, BFI gjatë kohës kur kryetar ishte Sulejman Rexhepi kërkoi nga Qeveria të mos vendosë orë policore për faljen e bajramit, duke i kërcënuar tërthorazi partitë se pasojat mund ti ndjejnë në zgjedhje. Rexhepi mbahet mend edhe për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit politik, siç ishte dhe rasti kur bekoi ish-kryeministrin Nikolla Grevski./Alsat/

The post Përfaqësuesit e BFI-së në Strugë i bashkëngjiten fushatës zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy