Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach do të arrijë sot për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesi Special Sir Stuart Peach do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të ketë takime të veçanta me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, tani si përfaqësues special i kryeministrit Boris Johnson, do të pritet në nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë vizitës së tij në RMV, Përfaqësuesi Special Peach do të diskutojë me bashkëbiseduesit e tij për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të forta dypalëshe ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë qëndrimit të tij të punës në Shkup, i cili më pas me takime vazhdon në Bullgari, Përfaqësuesi Special Sir Stuart Peach do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës dhe disa nga organizatat rinore të vendit./Telegrafi/

The post Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor mbërrin sot për vizitë dyditore në RMV appeared first on Telegrafi.