Përbërja e re e Komisionit të Përbashkët Ekspert Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë nesër do të ketë takimin e parë.

Pikat për shqyrtim janë të panjohura për opinionin dhe e vetmja gjë që dihet është se takimet do të zgjasin dy ditë – nesër dhe pasnesër në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë në Shkup.

Një muaj më parë, qeveria e RMV-së mori një vendim për ndryshimin e përbërjes sepse e vjetra “nuk i përmbushi pritjet”.

Takimi i fundit i historianëve maqedonas dhe bullgarë në kuadër të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ishte më 30 dhe 31 maj. Për momentin, harmonizim ka vetëm për temat e mesjetës. Anëtarë të rinj në komision janë Mitko Panov, Nikola Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini, ndërsa rikthehen Aleksandar Litovski dhe Vanço Gjorgjiev, ndërsa nga skuadra e vjetër ka mbetur vetëm Dimitar Llorovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Përbërja e re e Komisionit të historianëve nesër në takim me historianët bullgarë appeared first on Telegrafi.