Afaristi Orce Kamçev arriti kompromis për rastin “Perandoria”. Aktakuza do të tërhiqet edhe për motrën e tij, Kristina Kamçeva-Stojçevska, dhe nënën, Ratka Kunoska-Kamçeva. Kamçev në buxhetin e shtetit tashmë ka paguar 5,3 milionë euro,
Ai është pajtuar që të marrë dënim me burg prej 1 viti, me çka, rasti kundër tij do të ndalojë tërësisht.
Gjithashtu, Kamçevi bashkë me Nenad Josifoviqin do të duhet t’i japë edhe 1.7 milionë euro Kiraca Trajkovskës, e cila ishte aksionere në “Fershped” dhe palë e dëmtuar në këtë rast.
Kamçevi dhe Sasho Mijalkovit ishin dyshuar se e kanë mashtruar dhe e kanë obliguar t’i shesë aksionet e saj, nga të cilat për vetëm disa ditë kanë përfituar rreth 3 milionë euro.
The post “Perandoria”, Kamçevi shtetit do t’i paguajë 5,3 milionë euro dhe do të vuajë 1 vit burg appeared first on Telegrafi.