Çdo ditë pune, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, do të bëhet vaksinimi në tre poliklinikat e Shkupit, Jane Sandanski, Bukuresht dhe Çair, ndërsa pasdite do të jenë të hapura edhe pikat Çento, Idadija, Bit Pazar dhe Gjorçe Petrov.
Caktimi i vaksinimit do të bëhet përmes aplikacionit “Termini im”, dhe nga nesër, sipas njoftimeve, faqja e aplikimit do të jetë funksionale.
Regjistrimi i punonjësve shëndetësorë tashmë ka filluar sipas një liste të veçantë dhe deri më tani janë regjistruar 4.000, gjysma e të cilave janë nga kryeqyteti./Telegrafi/
The post Për vaksinim janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësorë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.
Advertisement