Para shtatë ditëve në Maqedoninë e Veriut kishte më pak se një mijë raste aktive me COVID-19.

Ndërsa sipas raportit të djeshëm, në vend numri i rasteve aktive është rritur në 3.135, që do të thotë se për një javë janë regjistruar 2.180 raste.

Dy ditët e fundit është rritur edhe numri i të vdekurve. Të martën kishte katër të vdekur, ndërsa dje u raportuan tetë pacientë të vdekur, që kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Numri më i lartë i rasteve aktive është në Shkup (1053) dhe Tetovë (755).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i përgjithshëm i të infektuave që nga fillimi i pandemisë në vend ka arritur në 159.269, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, ndërsa 5.521 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

The post Për shtatë ditë në Maqedoni janë regjistruar mbi 2 mijë raste me COVID-19 appeared first on Telegrafi.