Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30 – 40 metra ka në aksin rrugor Gajre – Tetovë, prej 50 – 100 metra në aksin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar, prej 100 – 150 metra në aksin rrugor Stracin – Kumanovë, prej 30 – 50 metra në qafën malore Bukovë dhe deri 50 metra në qafën malore Gjavatë, informojnë nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve të tyre, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
The post Për shkak të mjegullave ulet në 30 metra dukshmëria në rrugën Tetovë-Gajre appeared first on Telegrafi.