Deri më 3 qershor 2023 në aksin rajonal 1102, aksi Veles – Gradsko, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të bëhet asfaltimi për çka ky aks rrugor do të mbyllet tërësisht për komunikacion, përkujton LAMM.

Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post Për shkak të asfaltimit deri më 3 qershor mbyllet për komunikacion aksi Veles – Gradsko appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";