Rreth njëzet prej të lënduarve në fatkeqësinë e Koçanit do të kenë nevojë për rehabilitim afatgjatë, tek disa prej tyre rikuperimi mund të zgjasë edhe deri në dy vjet. Kështu sot theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili theksoi se në kuadër të Ministrisë po kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme për pritjen dhe kujdesin e vazhdueshëm të të gjithë të lënduarve në këtë fatkeqësi.

“Është bërë vlerësimi nga ekspertët e Britanisë së Madhe për atë se sa kohë do të duhet për rehabilitimin e tyre. Tashmë e kemi listën e të gjithë atyre që do të mbahen më shumë jashtë vendit. E dimë tashmë edhe periudhën se sa do të zgjasë rehabilitimi i tyre”, tha Taravari.

Ai tha se kohëzgjatja e rehabilitimit ndryshon, procesi i rikuperimit të tyre mund të zgjasë nga një deri në 24 muaj në rastet më të rënda.

Taravari theksoi se do të tentohet të sigurohen mjete për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit të disa familjarëve të atyre pacientëve që do të qëndrojnë jashtë vendit për rehabilitim për një periudhë më të gjatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket gjendjes së të lënduarve në aksidentin në Koçan, informacionet e fundit janë se nga 47 pacientë që trajtohen jashtë vendit, vetëm njëri është në gjendje kritike.

Prandaj për sot nuk është paraparë kthimi i asnjërit prej të lënduarve që po trajtohen jashtë vendit. Është paralajmëruar rikthimi i njërit prej tyre nesër.

Aktualisht në institucionet shëndetësore në vend janë pesë pacientë të shtruar, dy në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe në “Sistina”, ndërsa në Klinikën për Kirurgji Plastike është vetëm një pacient, dy po trajtohen në kushte shtëpiake, ndërsa vijnë për trajtim në qendrën klinike.

The post Për rreth njëzet prej të lënduarve në Koçan, procesi i shërimit mund të zgjasë deri në dy vjet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";