Ministria e Punëve të Brendshme krahas Shkupit, ka zbatuar kontrolle të përforcuara edhe në qytetet tjera të vendit. Në mesin e qyteteve tjera është edhe Struga.

“Janë sanksionuar të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, posaçërisht ato kundërvajtje që janë arsyeja më e shpeshtë për aksidente fatale, siç janë vozitja nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë dhe po ashtu gjobiten edhe motoçiklistët që nuk respektojnë rregullat”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bëri thirrej qytetarëve të Strugës që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në rrugë.

“Për vetëm një orë në aksionin e sotëm kontrollues në Strugë janë shqiptuar 50 gjoba. Gjobat janë për mosregjistrim të automjeteve, vozitja pa leje etj”, tha Angellovski i cili potencoi se aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme/Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Për një orë gjobiten 50 shoferë në Strugë appeared first on Telegrafi.