Rashela Mizrahi, deputetja e OBRM-PDUKM-së e cila është kryetare e Komisionit Hetimor për rastin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se seanca e parë e komisionit do të caktohet për nesër.

Mizrahi tha se si kryetare e Komisionit Hetimor zotohet do të jap të gjitha njohuritë e saja, aftësitë dhe përpjekjet me të gjithë kolegët e tjerë të komisionit si dhe gazetarët për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“Gjatë ditës së djeshme u votua vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të komisionit dhe sot, pak më parë, Sekretari i Përgjithshëm emëroi zyrtarisht asistentët dhe funksionarët parlamentarë që do të jenë pjesë e këtij Komisioni Hetimor, i cili plotësoi plotësisht kushtet që të fillojë me punën e këtij Komisioni Hetimor”, tha Mizrahi./Telegrafi/

The post Për nesër është caktuar seanca e parë e Komisionit Hetimor për rastin e Onkologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";