Maqedonia do të merr 103.200 vaksina kundër coroanvirusit nëpërmjet sistemit Covax. Të gjitha vaksinat që RMV do t’i merr nga ky sistem do të jenë nga prodhuesit AstraZeneca.

Këtë informacion e kanë konfirmuar nëpërmjet një kumtese iniciativa e Kombeve të Baskuara, Covax, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Covax planifikon që në gjysmën e parë të vitit të dërgojë 337.2 milionë doza të vaksinave, më së shumti tek vendet në zhvillim.

Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për vaksinimin e gati 169 milionë njerëzve me dy doza, ose thuajse 3 përqind e popullsisë në 145 vende që marrin pjesë në këtë iniciativë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Covax pret të ndajë 336 milionë doza të vaksinave që i zhvillon AstraZeneca dhe Oxford në dy tremujorët e parë.

Ndërsa në tremujorin e parë në RMV pritet të arrijnë 1.2 milionë vaksina nga Pfizer./Telegrafi/

The post Për Maqedoninë 103.200 vaksina kundër COVID-19 nëpërmjet sistemit Covax appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";