Këto ditë në qytetin e Dibrës përsëri u zbuluan të infektuar me coronavirus.

Për katër ditë në Dibër janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dibra për 48 ditë nuk kishte asnjë sëmurë me këtë virus pas shpalljes së gjendjes së krizës në këtë zonë.

“Deri më 4 qershor Dibra ishte zonë e gjelbër, për shkak se s’kishim të infektuar me Covid-19. Pas rastit të parë, janë ndërmarrë të gjitha masat epidemiologjike për t’u parandaluar përhapja e sëmundjes”, tha kreu i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Dibra dhe Qendër Zhupa për një muaj ishin në karantinë. Ky rajon ishte vatra e parë në Maqedoni./Telegrafi/

The post Për katër ditë në Dibër ka dy raste me coronavirus appeared first on Telegrafi.