Për fundjavë përmes vendkalimit “Bllatë” kanë kaluar rreth 2.600 udhëtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë fundjavës përmes vendkalimit kufitar “Bllatë” në kufirin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë kufiri në Dibër, kanë kaluar rreth 2.600 udhëtarë, që paraqet numër rekord gjatë periudhës së kaluar të këtij viti.

“Gjatë fundjavës përmes vendkalimit “Bllatë” hyrje-dalje kanë realizuar 2.591 udhëtarë me 985 automjete. Sa i takon frekuentimit këtë muaj, numri i udhëtarëve prej të cilëve të parët deri më 23 gusht kanë kaluar përmes vendkalimit është 33.304 udhëtarë dhe 15.223 automjete”, deklaroi për MIA-n, Stefan Dimoski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme nga Ohri.

Sipas statistikës së viteve të kaluara, këtë gusht është regjistruar frekuentim më i vogël, para së gjithash për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Viteve të kaluara ditëve të zakonshme kufirin e kanë kaluar mbi 2.500 udhëtarë, ndërsa për fundjavë edhe rreth katër mijë.

Advertisement

Shtetasit e Maqedonisë në Shqipëri udhëtojnë zakonisht për pushim në bregdetin shqiptar, para së gjithash në Shën Gjin, ku klima është identike me atë të qytetit e Ulqinit.

Për shkak të afërsisë dibranët shkojnë në Peshkopi dhe Maqellarë për të bërë pazare, siç e bëjnë këtë në pjesë të madhe edhe banorët e vendbanimeve kufitare shqiptare të cilët më të numërt janë të shtunave kur në Dibër është ditë pazari.

Me ndërtimin e autostradës “Rruga e Arbrit” pritet frekuentimi në vendkalimin “Bllatë” të rritet për disafish, pasi largësia nga Dibra në Tiranë në vend se 180 kilometra sa është aktualisht do të jetë 72 kilometra.

The post Për fundjavë përmes vendkalimit “Bllatë” kanë kaluar rreth 2.600 udhëtarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy