Për fundjavë numër rekord i udhëtarëve në pikën kufitare “Bllatë” në mes RMV-së dhe Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fundjavën e kaluar, në pikën kufitare “Bllatë” në kufirin RMV-Shqipëri, pranë Dibrës, është regjistruar një numër rekord i udhëtarëve.

“Në këtë vendkalim janë regjistruar 11.477 udhëtarë, nga të cilët 5,715 kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa 5,762 kanë dalë. Shikuar veçmas, shtetas të RMV-së janë 3.591, nga të cilët 1,410 kanë hyrë dhe 2,181 kanë dalë, ndërsa 7,886 janë shtetas të huaj, në hyrje 4,305 ndërsa në dalje 3,581 në dalje”, konfirmoi për AIM nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

“Për frekuencën rekorde kanë raportuar edhe mediat shqiptare, duke deklaruar se disa mijëra qytetarë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Dibrës, ku e shtuna është ditë tregu, për të bërë pazar, por edhe për të ‘mbushur rezervuarët e veturave me naftë, sepse atje është më lirë, por edhe me cilësi më të lartë”. Ata shtojnë se banorët e Dibrës, si dhe të qyteteve të tjera, udhëtojnë drejt Shqipërisë kryesisht për turizëm.

“Përveç infrastrukturës rrugore të përmirësuar, me ndërtimin e autostradës së Ruga e Arbrit, e cila shkurtoi distancën midis Dibrës dhe Tiranës dhe tani zgjat një orë, fluksi është rritur edhe për shkak të çmimit të ulur të polisës së sigurimit “karton i gjelbër” me vlefshmëri njëvjeçare, e cila tani arrin në 50 euro, krahasuar me 400 euro më parë”, vlerësojnë mediat shqiptare.

Advertisement

The post Për fundjavë numër rekord i udhëtarëve në pikën kufitare “Bllatë” në mes RMV-së dhe Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy