Në periudhën prej 28 deri në 30 korrik, në plazhet e Ohrit, policia ka konstatuar 216 raste të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse.
Siç informojnë nga policia, për ata persona është lëshuar urdhër-pagesë për kundërvajtje për shkak të mosmbajtjes së maskave, për parandalimin e COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Ohër gjatë qershorit dhe korrikut, janë lëshuar gjithsej 672 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse.
Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Brendshme, në 24 orët e kaluara, në territorin e SPB Ohër, policët regjistruan 94 raste të mosmbajtjes së maskës (Ohër – 53, Strugë -16, Kërçovë – 19, Dibër – 6).
Në të njëjtën kohë, oficerët e policisë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen 12 kontrolle në furnizim ushqimi dhe lehtësira të tjera./Telegrafi/
The post Për dy ditë janë gjobitur 216 persona për mosmbajtje të maskave në plazhet e Ohrit appeared first on Telegrafi.