Nga 1 janari deri më 10 shkurt të këtij viti, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka arrestuar 37 persona të cilët janë kërkuar me fletarrestime, në baza të ndryshme, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“Arrestimet erdhën pas urdhrave nga ana e Gjykatës Themelore Penale, Prokuroria Publike Themelore Shkup, Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Burgu i Idrizovës, Burgu Shkup dhe të tjera”.

“Lëndë e hetimit ishin persona për çfarë u shpallën fletarreste qendrore dhe ndërkombëtare: persona të dënuar me burg, persona nën hetim apo më shumë masa të shqiptuara për paraburgim, persona që kanë ikur nga burgu”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Ndërkaq gjatë vitit 2021 në territorin e Shkupit janë arrestuar 297 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Për 40 ditë në Shkup janë arrestuar 37 persona appeared first on Telegrafi.