Drejtorja e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska sot u shpreh se për katër vite, 107 milionë e gjysmë euro u janë kthyer qytetarëve përmes “TVSH-së ime”. Që nga prezantimi i aplikacionit janë regjistruar pothuajse 538.919 përdorues dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme.

Përveç numrit të përdoruesve, Lukarevska në një konferencë për media tha se po rritet edhe numri i llogarive fiskale të skanuara të shitjeve dhe se vetëm vitin e kaluar, qarkullimi nga faturat e skanuara ishte 178,7 miliardë denarë.

Pagesa nga tremujori i dytë, në muajt prill, maj dhe qershor, do të realizohet në muajin gusht. Pritet që të paguhen pak më shumë se 11.2 milionë euro.

“TVSH-ja ime është një nga masat e realizuara më së miri, e cila jep efekt të shkëlqyeshëm dhe pikërisht për këtë shkak, sot, mbi gjysmë milionë qytetarë e shfrytëzojnë këtë mundësi për kthim të mjeteve “,u shpreh sot kryeministri Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Për 4 vite, 107.5 milionë euro u janë kthyer qytetarëve përmes “TVSH-së ime” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";