Për 10% do të rriten pagat e punonjësve shëndetësor në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rritja prej 10 për qind e pagave në shëndetësi është rënë dakord me aneks të Marrëveshjes Kolektive për aktivitetin shëndetësor në takimin e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike Shkup dhe Qeveria.

Rritja e pagave do të fillojë të aplikohet nga nëntori, për të cilën një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të punojë për harmonizimin e aneksit.

Në konferencën për media pas takimit, ku morën pjesë liderët e dy sindikatat dhe kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, u shpreh kënaqësi për marrëveshjen e arritur.

“Me këtë aneks të Kontratës Kolektive kemi arritur të korrigjojmë koeficientët e të punësuarve në shëndetësi. Konkretisht bëhet fjalë për korrigjimin e koeficientit 0,233 që në përkthim nënkupton bruto pagë më të lartë për të gjithë të punësuarit se 3.650 denarë apo 2.450 denarë në shumën neto.

Advertisement

Një përfitim edhe më i mirë në seksionin e kësaj aneksi është korrigjimi i pagës prej 0,364 për infermierët me arsim të mesëm dhe për pjesën tjetër të personelit të mesëm mjekësor, që përkthehet në 5.700 denarë bruto ose 3.850 denarë neto.

Kjo nënkupton edhe motivim më të madh për punëtorët tanë, dhe kontrata kolektive është akt i dyanshëm dhe shprehje e vullnetit të mirë”, theksoi Ljubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale./Telegrafi/

The post Për 10% do të rriten pagat e punonjësve shëndetësor në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy