Pensionistët nga Kavadari protestuan dhe kërkuan rritje lineare të pensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pensionistët nga Kavadari edhe sot përmes një proteste paqësore kanë bërë kërkesa për rritje lineare të pensioneve dhe që pensioni minimal të mos jetë nën 20.000 denarë. Të pranishmit në protestën në sheshin e qytetit i bënë thirrje publike të gjithë deputetëve dhe Sindikatat e Pensionistëve që të ngrihen për këtë.

“Ne jemi bashkuar për të kërkuar një jetë më të mirë, kërkojmë rritje të pensioneve, në Kavadar janë 6.070 pensionistë nga të cilët 3.000 e ndoshta edhe më shumë marrin pension deri në 15.000 denarë, si mund të mbijetojmë me ato të ardhura? Prandaj kërkojmë rritje lineare të pensioneve në shtator, pse pensionistët me pensione të larta punojnë pothuajse në të gjitha shoqatat komunale, kështu që ata marrin ekstra, kurse ne me pensione të ulëta nuk mundemi dhe dëshirojmë të punojmë në shoqatat e pensionistëve duke kontribuar për një jetë më të mirë për pensionistët”, tha pensionistja Dragica Antiq.

Përndryshe, pensionistët prej kohësh po protestojnë në disa qytete të vendit duke kërkuar rritjen e pensioneve. Dje pensionistët në një protestë në Strumicë kërkuan rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë.

Pensionistët protestuan edhe para Kuvendit në Shkup. Në protestë morën pjesë një numër i vogël pensionistësh nga kryeqyteti. Kërkesat kryesore të pensionistëve ishin rritja e pensionit minimal, që është e barabartë me pagën minimale, si dhe vendosja e rritjes lineare të pensioneve në vend të përqindjes./Telegrafi/

Advertisement

The post Pensionistët nga Kavadari protestuan dhe kërkuan rritje lineare të pensioneve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy