Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski duke i uruar pjesëtarët e Ushtrisë, njësitet zjarrfikëse të Koçanit dhe të gjitha institucionet që u përballën mbrëmë me zjarrin në Koçan, sot në profilin e tij në Facebook shkruan se Ushtria mbetet e gatshme për të ndërhyrë kudo në vend.
“I përgëzoj anëtarët e Ushtrisë, zjarrfikësit nga Koçani dhe të gjitha institucionet që mbrëmë në Koçan u përballën me zjarrin. Banorët e Koçanit u përfshinë në mënyrë aktive në shuarjen dhe në ndihmën e njësive në terren dhe ndihmuan për të shmangur një skenar shumë më të frikshëm.
Në periudhën e ardhshme, situata do të monitorohet intensivisht për të parandaluar zjarret në të ardhmen. Ushtria, në përputhje me urdhrin e djeshëm për të shpallur alarm për të gjithë përbërjen, mbetet e gatshme të ndërhyjë kudo në vend”, shkruan Pendarovski.
The post Pendarovski: Ushtria mbetet e gatshme për të ndërhyrë kudo në territorin e vendit appeared first on Telegrafi.