Pendarovski uron besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajramin, uroi kryetarin e BFI-së Shaqir Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë.

“Kam kënaqësi të veçantë dhe nder të madh, personalisht, për anëtarët e Rijasetit, myftinitë, hoxhallarët dhe të gjithë qytetarët e besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për t’ju dërguar urimet më të përzemërta me rastin e Kurban Bajramit.

Sinqerisht ju uroj që festën t’i kaloni, mbi të gjitha, me shëndet të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe lumturi. Edhe këtë vit, Kurban Bajrami, në përputhje me traditën, duhet të jetë në frymën e ndihmës dhe dhënies, ndarjes dhe përkujdesjes. Të jemi të hapur dhe solidar me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje jo vetëm për pushimet por gjatë gjithë vitit”, shkruan Pendarovski.

The post Pendarovski uron besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy