Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, ne kemi zgjedhje si një shtet anëtar i NATO-s dhe jemi në pritje të fillimit të negociatave para-pranuese me Bashkimin Evropian. Procesi zgjedhor duhet të zhvillohen sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke marrë parasysh perspektivën tonë euro-atlantike, deklaron presidenti Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këto zgjedhje janë duke u zhvilluar gjatë pandemisë me COVID-19, të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në këtë drejtim, protokollet e veçanta shëndetësore do të jenë në fuqi me qëllim që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve që kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë, ta bëjnë këtë në kushte të sigurta dhe me mbrojtje të duhur.
Të dashur bashkëqytetarë, veproni sipas protokolleve për siguri dhe mbrojtje gjatë procesit të përgjithshëm zgjedhor. Gjatë votimit, mbrohuni duke respektuar masat, protokollet dhe mbani distancën e caktuar.
Unë u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të kontribuojnë për t’i bërë këto zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, pasi ata u zotuan të nënshkruajnë Kodin e Zgjedhor për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Unë pres që të gjitha partitë politike të organizojnë një fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, si për kandidatët ashtu edhe për qytetarët. Unë pres nga të gjitha partitë politike një fushatë dinjitoze, me një nivel të lartë të kulturës politike, pa diskreditim. Unë pres një fushatë gjithëpërfshirëse në të cilën do të marrin pjesë të gjitha grupet e margjinalizuara dhe pakicat, në të cilat do të përfaqësohet interesi i tyre”, shkruan Pendraovski.
Nga ana tjetër, shton Pendarovski unë pres që të gjitha institucionet që janë kompetente për të zhvilluar procesin zgjedhor të punojnë profesionalisht, në përputhje me parimet e hapjes, barazisë dhe paanshmërisë./Telegrafi/
The post Pendarovski: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor t’i përmbahen protokollit për zgjedhje appeared first on Telegrafi.