Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovsi ka folur rreth rëndësisë që ka regjistrimi i popullsisë i caktuar që të kryhet në prill të këtij viti.
Sipas tij, e ardhmja e shtetit varet shumë nga ky proces, ndërkaq nuk duhet kushtëzuar të drejtat e qytetarëve. Më tej, Pendarovski thekson se asnjë shtet nuk mund të konsiderohet demokratik nëse ua merr të drejtat e fituara qytetarëve të vet.
Pendarovski saktëson se me një regjistrim të besueshëm testohet pjekuria e shtetit, dhe se përgjegësia nuk duhet kërkuar te qytetarët, por te politikanët.
Ai beson se Enti Shtetëror i Statistikës është i përgatitur që ta zbatojë këtë operacion të rëndësishëm statistikor në mënyrë profesionale, duke i respektuar të gjitha rekomandimet dhe masat për mbrojtje nga Covid-19./Telegrafi/
The post Pendarovski: Të drejtat e qytetarëve nuk varen nga regjistrimi appeared first on Telegrafi.