Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat pikëpamje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, konstatuan në takimin e sotëm në Shkup presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit të madh kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop.

Në takim, sipas kabinetit të Pendarovskit, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, dhe u vlerësua se ato po zhvillohen në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional, përmes bashkëpunimit në të gjitha fusha me interes të ndërsjellë dhepërmes realizimit të takimeve në nivelin më të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën shpresën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin ndërparlamentar.

Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale në të dyja vendet, si dhe situatën në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët, kryetari i Kuvendit të madh kombëtar të Republikës së Turqisë është pritur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake para dhomës ligjdhënëse, kishte takim me nikoqirin e tij Talat Xhaferi dhe foli para deputetëve në Kuvend.

The post Pendarovski-Shentop: Maqedonia e Veriut dhe Turqia me të njëjtat pikëpamje appeared first on Telegrafi.