Pendarovski-Selakoviq: Bashkëpunimi Shkup-Beograd gjatë pandemisë është shembull i marrëdhënieve bilaterale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ç’rast janë riafirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale, të cilat i lidhin miqësinë tradicionale shumë vjeçare dhe bashkëpunimin intensiv në shumë sfera në interes të përbashkët.

Siç thonë nga kabineti i presidentit, në takim Pendarovski theksoi se bashkëpunimi i afërm midis dy shteteve në kontekst të pandemisë së Kovid-19, si shembull për shkallën e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale.

“Në takim u konstatua nevoja për shfrytëzimin e mëtutjeshëm të potencialeve për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët, duke e përfshirë ekonominë dhe këmbimin tregtar, investimet, lidhjen infrastrukturore, energjetike, si dhe bashkëpunimin në kuadër të iniciativave rajonale”, thonë nga Kabineti i Presidentit.

The post Pendarovski-Selakoviq: Bashkëpunimi Shkup-Beograd gjatë pandemisë është shembull i marrëdhënieve bilaterale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy