Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte i cili po qëndron në vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.
Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, janë shkëmbyer mendimet për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, perspektivën e vendit në raport me procesin eurointegrues si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Testi i vërtetë për besueshmërinë e procesit të zgjedhimit janë këshillat e ardhshëm të Bashkimit Evropian në dhjetor dhe mundësia që Maqedonia e Veriut të bëj hap drejt BE-së.
Mbështetja për zhbllokimin e integrimeve tona është e rëndësisë parësore për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit dhe nxitje shtesë për procesin reformues”, tha Pendarovski në takim./Telegrafi/
The post Pendarovski, Rutte: Këshilli i dhjetorit, test i vërtetë për besueshmërinë e procesit eurointegrues appeared first on Telegrafi.