Presidenti Stevo Pendarovski, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij bullgar, Rumen Radev, në lidhje me çështjen e bullgarëve në Maqedoni.

Veprimin e Radevit, Pendarovski e sheh jashtë procedurave të brendshme të Aleancës së NATO-s, ndërkaq e ka cilësuar edhe si përzierje në punët e brendshme të një shteti anëtar të NATO-s, siç është Maqedonia e Veriut.

“Reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me parimin bazë të politikës ndërkombëtare për mospërzierje në punët e brendshme të shtetit tjetër”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Pendarovskit.

Nga kabineti i tij, më tej shtojnë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë informacion në lidhje me “shkeljen e të drejtave të bullgarëve në vend, vetëm sepse kanë deklaruar se janë bullgarë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, presidenti bullgar Radev dje mblodhi forcat e sigurisë për çfarë u dha rekomandim që të ndërmarrin masa për mbrojtjen e bullgarëve jashtë shtetit – në Maqedoni të Veriut. Këtë veprim e ka mbështetur edhe shefja e e diplomacisë bullgare, Ektarina Zakharieva./Telegrafi/

 

 

The post Pendarovski: Radevi nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";