Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë – Pashkët uroi të gjithë besimtarët e fesë katolike.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për festën më të madhe të krishterë – Pashkët. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju uruar shëndet, paqe, harmoni dhe lumturi.
Drita e kësaj feste le të hyjë në zemrat dhe shtëpitë e të gjithë besimtarëve, duke i mbushur ata me besim dhe shpresë për këmbëngulje në të gjitha tundimet dhe sfidat.
Për më shumë se një vit, i gjithë njerëzimi është përballur me pandeminë Covid-19 që po shkakton frikë dhe ankth. Jeta jonë e përditshme ka ndryshuar dhe periudha e gjatë e trazirave dhe distancimit shoqëror lë pasoja shtesë. Le të mos lejojmë që apatia dhe dëshpërimi të na pushtojnë dhe le të mbajmë optimizmin dhe të ushqejmë spiritualitetin.
Pashkët janë festa të shpresës, e cila feston jetën dhe fitoren e Krishtit mbi vdekjen. Shpresoj që edhe këtë vit, kjo festë e madhe të jetë një frymëzim për t’u ngritur mbi të gjitha problemet dhe telashet”, thuhet në urimin e Pashkëve nga Presidenti Stevo Pendarovski./Telegrafi/
The post Pendarovski: Pashkët janë festa të shpresës appeared first on Telegrafi.