Pas takimit me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, presidenti Stevo Pendarovski në konferencë shtypi tha se nuk mund të bëhet fjalë për amnistimin e personave të cilët janë dënuar për ngjarjet e 27 prillit.
Sipas tij, nëse ka dëshmi të reja, mund edhe të rigjykohet procesi por pa asnjë qëllim që të ushtrohet trysni ndaj gjyqësisë nga kabineti i presidentit.
Pendarovski shtoi se vet ka qenë i sulmuar si deputet më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë dhe se duhet të respektohen ligjet./Telegrafi/
The post Pendarovski pas takimit me Mickoskin: Nëse ka fakte të reja le të rigjykohet rasti për 27 prillin appeared first on Telegrafi.
Advertisement