Presidenti dhe komandanti i forcave të armatosura në vend Stevo Pendarovski, sot ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim në ngjarjen solemne me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski i dha Urdhrin për merita ushtarake Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për profesionalizmin dhe angazhimin e anëtarëve të saj, pjesëmarrësve në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë (ISAF) dhe Misionin Mbështetës të vendosur në Afganistan.

“Pamjet e tmerrshme që vijnë nga ai vend ditët e fundit nuk ishin të mundshme, derisa trupat tona, së bashku me 130,000 paqeruajtës nga 50 vende të botës, ishin atje. Kjo është arsyeja pse unë vendosa të shpërblej me Urdhrin e Meritës për të gjithë anëtarët e Ushtrisë që kanë qenë në misione në Afganistan gjatë dy dekadave të fundit. Ushtarët tanë e merituan atë”, tha Pendarovski.

Ai gjithashtu iu referua fillimeve kur trupat e RMV-së filluan të përfshiheshin në këto misione ndërkombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në 2002, ne morëm vendim të vështirë për të dërguar trupat tanë në Afganistan, bazuar në Rezolutën 1386 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së. Edhe pse sapo kishim dalë nga konflikti i brendshëm, Asambleja në Gusht 2002 me konsensus të plotë të të gjitha subjekteve politike, pa vota kundër mori vendimin e parë për pjesëmarrjen tonë në misionin ndërkombëtar ISAF”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu i dha Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënkolonelit Egil Daltweit, anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë, Qendrës për Gjuhë të Huaja të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Batalionit të Artilerisë pranë Ushtrisë./Telegrafi/

The post Pendarovski: Pamjet në Afganistan nuk ishin të mundura derisa forcat tona ishin atje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";