Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nuk e ka firmosur Dekretin për ligjin për ndërtimet pa leje. Presidenti me këtë rast ka njoftuar kreun e Kuvendit Talat Xhaferi se ka vendosur që të mos e firmos dekretin e këtij ligji.
Pa nënshkrimin e Pendarovskit, ligji nuk mund të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe duhet të kthehet në procedurë kuvendare, ku pas përpunimin, duhet të rivotohet.
“Vendimin për të mos e nënshkruar Dekretin e Ligjit për ndërtimet pa leje e kam marrë në bazë të analizës së detajuar mbi ligjin, me çka kam vërtetuar se teksti i ligjit është në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës”, thotë Pendarovski.
Ai apelon tek deputetët që pavarësisht përkatësive politike, edhe një herë të mendojnë para se të vendosin rreth këtij ligji./Telegrafi/
The post Pendarovski nuk e nënshkruan Dekretin e Ligjit për ndërtimet pa leje appeared first on Telegrafi.