
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër më 13 gusht 2020, e enjte, në ora 12:00, mandatin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do ia ndajë Zoran Zaevit.
Nga kabineti i Pendarovskit, thonë se Zaevi e ka njoftuar presidentin se ka filluar negociatat me disa parti dhe ka siguruar shumicë parlamentare.
“Zoran Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, e cila ka marrë numër më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, e njoftoi presidentin Pendarovski për negociata me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend he për zgjedhjen e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.
The post Pendarovski nesër do t’ia ndajë mandatin për qeverinë e re Zoran Zaevit appeared first on Telegrafi.