Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, nesër do të mbajë fjalim dhe do të deklarohet nëse do të shpallë edhe një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak se ditën e shtunë përfundon gjendja e jashtëzakonshme që u shpall për të katërtën herë.
Ai duhet të përgjigjet në të gjitha pyetjet lidhur me coronavirusin, por edhe ta arsyetojë vendimin për vazhdimin apo heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski duhet të përgjigjet nëse është mbajtur mbledhja e Këshillit për Siguri para se të shpallet vendimi për gjendje të jashtëzakonshme.
Përveç kësaj, Pendarovski duhet të përgjigjet në pyetjet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve dhe për takimin eventual të liderëve të partive politike.
Qeveria deri tani nuk ka dhënë mendim për gjendjen e re të jashtëzakonshme te Pendarovski./Telegrafi/
The post Pendarovski nesër do të deklarohet nëse do të ketë gjendje të re të jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.