“Problemi kyç në BE është marrja e vendimit me konsensus”, thotë presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Sipas tij, pa ndryshime në këtë pjesë, BE nuk mund të jetë lojtari kyç gjeopolitik, duke shtuar se kjo çon në rritje të euroskepticizmit në Ballkanin Perëndimor dhe në RMV, por edhe në BE.

Në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe veton e tyre, Pendarovski tha se “nëse çmimi i anëtarësimit në BE është tjetërsimi, atëherë BE nuk na duhet”.

“Është thënë qartë nga Sofja, se në mungesë të Kuvendit dhe në mungesë të qeverisë politike, nuk do të mund të japin dritë të gjelbër. Nga ana jonë është ofruar gjithçka që kemi mundur si gjest i vullnetit të mirë. Kuptohet nuk mund të futemi në kompleks identiteti dhe nëse dikush pret se pas korrikut ose gushtit do ta bëjmë këtë, atëherë mashtrohen”, tha Pendarovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, dje Bullgaria sërish vendosi veto në Këshillin e ministrave për punë të jashtme të BE-së, për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

The post Pendarovski: Nëse duhet të shpërfytyrohemi, nuk na duhet BE-ja appeared first on Telegrafi.