Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Bruksel. Atje është paraparë të ketë takim përfaqësues të BE-së dhe NATO-s.
Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Pendarovski sot do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për Politikë të Jashtme në BE, Joseph Borel dhe me komesarin për Zgjerin, Oliver Varheliy.
Pendarovski po ashtu do të ketë takim edhe me eurodeputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriu, Ilhan Kyuchuk si dhe me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet rajonale në Ballkan Perëndimor, Miroslav Lajchak.
Pendarovski, sipas njoftimit të kabinetit të tij, nesër takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./Telegrafi/
The post Pendarovski në vizitë dy ditore në Bruksel appeared first on Telegrafi.