Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka realizuar takim me Sir Stuart Peach, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Pendarovski ka shprehur kënaqësi për vizitën e tij në RMV, pas marrjes së funksionit në dhjetor të vitit 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, në takim ata kanë këmbyer informacione dhe mendime rreth gjendjes aktuale në vend dhe rajon, si dhe mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

Në takim është folur edhe për anëtarësimin e RMV-së në BE, si dhe dialogun me Bullgarinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Pendarovski e informoi Sir Stuart Peach për ecurinë e dialogut ndërmjet dy vendeve. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për interesimin dhe mbështetjen për dialogun maqedono-bullgar dhe nënvizoi se tejkalimi i bllokadës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të sjellë parashikueshmëri dhe stabilitet shtesë në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

The post Pendarovski në takim me Stuart Peach: Tejkalimi i bllokadës me BE-në do të sjell stabilitet në Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.