Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot pranoi në takim përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Siç informojnë nga presidenca, Pendarovski e vlerësoi vizitën e përfaqësuesit të lartë Borel në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon si vërtetim për përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë.

Presidenti Pendarovski nënvizoi se fillimi i negociatave inkaudruese për vendin është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Me dinamikat e reja gjeopolitike, ne nuk flasim për përshpejtimin e procesit tonë, duke patur parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendim për fillim të negociatave inkuadruese nga Këshilli i BE-së që nga marsi i vitit 2020”, tha Pendarovski në takim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ftoi në realizim të shpejtë të vendimeve strategjike lidhur me politikat e zgjerimit.

Pendarovski gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut është dëshmua si partner kredibil i BE-së dhe ndërsa bllokimi i mëtejmë i negociatave, së bashku me Shqipërinë, është e pakuptimtë.

Kurse Borell e përshëndeti vendimin e RMV-së për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë./Telegrafi/

The post Pendarovski në takim me Borellin: RMV është partner i dëshmuar i BE-së, sa më shpejtë të fillojnë negociatat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";