
Në këtë moment kritik për rendin juridik ndërkombëtar, për paqen dhe sigurinë në Evropë, është e nevojshme Aleanca ta tregojë unitetin e saj dhe të marrë pjesë me përpjekje dhe veprime të bashkuara, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij pasdite në Samitin e jashtëzakonshëm virtual të NATO-s, në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, në të cilën është biseduar për situatën e sigurisë brenda dhe rreth Ukrainës.
Presidenti Pendarovski e përsëriti pozitën shtetërore se Maqedonia e Veriut e dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, duke vlerësuar se i njëjti është i pajustifikuar dhe paprovokuar.
“Maqedonia e Veriut më ashpër e dënon njohjen ruse të rajoneve Donjeck dhe Lugansk, si territore të pavarura. Ne i bashkohemi thirrjeve që Rusia menjëherë të ndalet me aksionin e saj luftarak dhe t’i tërheqë të gjithë trupat e saj ushtarak dhe kapacitetet nga Ukraina”, tha presidenti Pendarovski.
Ai përkujtoi se Rusia duhet t’i respektojë normat ndërkombëtare dhe të veprojë në pajtim me bazat e arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë, për të cilën ajo u angazhua.
Si përgjigje e veprimeve luftarake ruse në Ukrainë, presidenti informoi se Maqedonia e Veriut është përfshirë drejt pakos së masave restriktive të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.
Presidenti theksoi se Maqedonia e Veriut tërësisht i mbështet përpjekjet e NATO-s për përgjigje të shpejtë dhe sistemim të ushtarëve për përforcim të sigurisë në territorin e aleatëve të krahut lindor të Aleancës dhe nënvizoi se e japim kontributin tonë në këto përpjekje, në përputhje me kapacitetet tona.
“Ne mbështesim popullin e Ukrainës dhe institucionet e saj të zgjedhura në mënyrë demokratike. Mendimet tona dhe lutjet janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Kjo është çështje e sigurisë sonë kolektive të paqes evropiane, me qëllim që të mbahet rendi ndërkombëtar. Duhet të jemi të bashkuar dhe t’i tejkalojmë vështirësitë me të cilat përballemi, sepse e ardhmja e Aleancës sonë dhe e të gjithë qytetarëve tanë është vendosur në pikëpyetje”, potencoi presidenti Pendarovski në fjalim në Samitin e jashtëzakonshëm virtual të NATO-s, në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive për situatën brenda dhe rreth Ukrainës.
The post Pendarovski në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s: Aleanca të tregojë unitetin e saj dhe të veprojë me përpjekje të përbashkëta appeared first on Telegrafi.