Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Kiev zhvilloi takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në takimin e sotëm me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në Kiev, Presidenti Stevo Pendarovski ripohoi pikëpamjen se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në të ardhmen e afërt është një përparësi kryesore për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të rrisë përpjekjet për të dinamizuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Presidenti Pendarovski ripohoi qëndrimin se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për të valorizuar përparimin e ndonjë vendi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se në atë kontekst duhet të kërkohet një zgjidhje për vendin tonë”, thuhet në deklaratën nga takimi që u zhvillua gjatë vizitës së punës të Pendarovski në Ukrainë me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Sipas Kabinetit të Presidentit, në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në kontekstin e procesit të zgjerimit të BE -së, si dhe për përparimin e Maqedonisë në fushat kryesore të reformave dhe mundësitë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski, Michel: Konferenca e parë ndërqeveritare në të ardhmen e afërt është prioritet kryesor për ne appeared first on Telegrafi.