Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi një mesazh urimi pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë,

Sot festojmë një festë veçanërisht të rëndësishme për popullin shqiptar – 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të shqipes. 115 vjet më parë, pikërisht në Manastirin tonë, u bë njësimi i alfabetit të shqipes si një hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe, e cila është padyshim një nga shtyllat më domethënëse të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.

Në fillim të shekullit të 20-të në Perandorinë e atëhershme Osmane, intelektualët më të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në një kongres që do të rezultonte me vendimin historik për miratimin e alfabetit të shqipes. Frytet e këtij akti vendimtar politik e kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Jemi krenarë që sot komuniteti shqiptar është pjesë e pandashme e Republikës multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke dërguar urimet më të sinqerta që festën ta kaloni në paqe, shëndet, gëzim dhe mirëqenie, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë bindjet e përbashkëta për solidaritet dhe barazi, si çelës për prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët”, thuhet në urimin e Pendarovskit mesazh. /Telegrafi/

The post Pendarovski me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip: Jemi krenarë që sot komuniteti shqiptar është pjesë e pandashme e Maqedonisë së Veriut multikulturore appeared first on Telegrafi.