Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot e ka pranuar në takim ambasadoren e Suedisë në vend, Kristin Forsgren Bengston, e cila e ka informuar për vendimin e Suedisë për të dorëzuar kërkesë për anëtarësim në NATO.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Pendarovski e ka përshëndetur këtë vendim të Suedisë, duke e karakterizuar si vendim të një shteti sovran, ndërsa ka thënë se qëndrimi i Maqedonisë së Veriut është mbështetja e politkës së dyerve të hapura të NATO-s.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione për dinamikën e procesit të anëtarësimit në Aleancë, ku presidenti Pendarovski theksoi se me anëtarësimin e plotë të Suedisë në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale do të marrin intensitet edhe më të fortë përmes bashkëpunimit të ardhshëm në Aleancë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

Me këtë, ky vendi i jep fund neutralitetit ushtarak, neutralitet që mbante me dekada./Telegrafi/

The post Pendarovski: Maqedonia e Veriut mbështet Suedinë për anëtarësim në NATO appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";