Presidenti, Stevo Pendarovski sot realizoi video bisedë me Mirosllav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit kanë shkëmbyer mendime dhe informacione lidhur me zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajon, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski e ka informuar përfaqësuesin e lartë Lajçak për gjendjet aktuale në vend dhe zbatimin e procesit zgjedhor.

“Në dritën e ripërtëritjes së dialogut Kosovë – Serbi, presidenti Pendarovski e theksoi qëndrimin se kontributi i Bashkimit Evropian është më se i nevojshëm me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme e cila do ta përforcojë stabilitetin rajonal dhe në këtë drejtim e përshëndeti rëndësinë e misionit që e ka përfaqësuesi special Lajçak”, thuhet në kumtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkëbiseduesit kanë dakorduar komunikim të rregullt dhe shkëmbim të informacioneve me interes të përbashkët në periudhën e ardhshme.

The post Pendarovski – Lajçak: Kontributi i BE-së është më se i nevojshëm për përforcimin e stabilitetit rajonal appeared first on Telegrafi.