Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm në Samitin BE – Ballkani Perëndimor tha se projekti evropian nuk do të jetë i plotë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në mënyrë të plotë në BE.

Duke folur në sesionin “Mbështetje të rajonalizimit: Urë drejt një demokracia të fortë dhe stabile”, Pendarovski theksoi se është koha për një qasje të re që do ta kuptojë integrimin e vendeve të Ballkani Perëndimor në BE si vendim kryesor strategjik dhe gjeopolitike, dhe jo si çështje teknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Stabiliteti, siguria dhe zhvillimi demokratik i këtij rajoni mbështeten në perspektivën evropiane. Krijimi i vakuumit në integrimin e rajonit mund të shfrytëzohet nga forca të tjera të jashtme. Vendet anëtare të BE-së e kanë mundësinë historike që të kontribuojnë në prosperitetin dhe stabilitetin evropian”, theksoi Pendarovski.

Me metodologjinë për anëtarësimin në BE, siç shton Pendarovski, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kritere të qarta siç janë sundimi i së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni i lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Pendarovskit fushë e rëndësishme është zhvillimi demokratik i cili është nën trysninë e lëvizjeve populliste dhe nga problemi i sundimit të së drejtës, institucioneve jofunksionale dhe besimi i ulët tek ato si dhe zhvillimi i vogël socio-ekonomik që është arsyeja kryesore për emigrimin e popullatës e posaçërisht te të rinjtë./Telegrafi/

 

The post Pendarovski: Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë vendim strategjik dhe gjeopolitik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";