Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot, 23 maj 2022, e hënë, presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës.

Presidenti Pendarovski nesër, më 24 maj 2022, e martë, është paraparë të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në panelin “Ruajtja e sigurisë në Evropë”, të cilit do t’i drejtohen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Belgjikës, Alexander de Cro dhe Ministrja e Mbrojtjes së Holandës, Kaisa Olongren.

Të mërkurën, më 25 maj 2022, Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në seancën “Dialogu për Diplomacinë në Ballkanin Perëndimor”.

Në kuadër të forumit, presidenti Pendarovski do të ketë disa takime bilaterale me pjesëmarrësit e forumit./Telegrafi/

Advertisement

The post Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy